I mori 700 euro të burgosurit për leje, ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjes dënohet nga GJKKO
GJKKO ka dënuar me Irakli Lekën, ish-shefin e regjimit të burgut të Lushnjes, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Irakli Leka u arrestua në shtator të vitit të kaluar pas denoncimit në një emision investigativ, pasi ai i kishte marrë 700 euro një të burgosuri në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme të tij në burgun e Lushnjes. GJKKO e shpalli atë fajtor me akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe e dënoi me 3 vite e tre muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite e dy muaj. Si përfundim, gjykata vendosi pezullimin e dënimit, duke e vënë në shërbim prove për një periudhë kohore 2 vjet, me kusht...
Burimi:
ntv.al