I morën një shtetasi 40 mijë euro përmes mashtrimit, zbulohet grupi me 5 persona, 3 në pranga

I morën një shtetasi 40 mijë euro përmes mashtrimit, zbulohet grupi me 5 persona, 3 në pranga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit. Sipas njoftimit zyrtar, pesë shtetas janë identifikuar si autorë të dyshuar të një rasti mashtrimi, ku një qytetar është dëmtuar me shumën prej 40 000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, ku autorët i kanë marrë paratë viktimës duke e mashtruar përmes komunikimeve në një aplikacion, duke u shtirur si persona të njohur të tij. Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga tre prej shtetasve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e plotë të...