I maskuar dhe me thikë në dorë, 30-vjeçari grabit dyqanin në kryeqytet, punonjëses i merr xhiron ditore

I maskuar dhe me thikë në dorë, 30-vjeçari grabit dyqanin në kryeqytet, punonjëses i merr xhiron ditore

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i grabitjes së dyqanit “One”. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Policia, i riu i maskuar futet i qetë në dyqan, nxjerr thikën dhe i afrohet punonjëses, duke i marrë xhiron ditore. Nga verifikimet, policia dyshon se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Po ashtu po Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Njoftimi:  Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës. Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një...