I kushtoi buxhetit të shtetit 10 mln euro/ Shembje masivi dherash në aksin Herebel-Peshkopi, rrezikohet plotësisht…

I kushtoi buxhetit të shtetit 10 mln euro/ Shembje masivi dherash në aksin Herebel-Peshkopi, rrezikohet plotësisht…

Aksi rrugor Herebel – Peshkopi i ndërtuar vitin e kaluar si pjesë e lotit të tretë të rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet. Një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës, duke ngushtuar hapësirën kaluese të automjeteve. Aksi në fjalë është pjesë e rrugës së Arbrit dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 milion euro. Projekti është financuar nga ARRSH dhe zbatuar nga “Gjoka konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k. Ky segment rrugor ka përfunduar në zgjedhje të vitit të kaluar, ndërsa shpesh ka shfaqur problematika të ndryshme për banorët që jetojnë përgjatë tij.