I kërkuar prej dy dekadash, kapet i fshehur në Spanjë shqiptari i dënuar për trafik kokaine në Itali

I kërkuar prej dy dekadash, kapet i fshehur në Spanjë shqiptari i dënuar për trafik kokaine në Itali

Në një operacion të profilit të lartë, të kryer nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë policor ndërkombëtar, mes Italisë dhe Spanjës, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shqiptar i shumëkërkuar, nga drejtësia e vendit fqinj, për trafik ndërkombëtar kokaine.   Operacioni u krye në Spanjë, ku shqiptari me origjinë nga Durrësi, emri i të cilit nuk u publikua, po fshihej prej vitit 2004, ndërsa ndaj tij kishte urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe një dënim në mungesë. Policia dhe Karabinieria e Fermo konfirmoi aksionin e dy ditëve më parë. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej 4,5 vitesh burgim dhe një gjobe prej afërsisht 9,000 eurosh për komplot për shpërndarjen e narkotikëve dhe komplot për posedimin e armëve, të dyja të kryera në provincë. “Shqiptari i...