“I kemi të gjitha të dhënat në…”/ Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, sulm kibernetik edhe në Postën Shqiptare
Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur ndaj institucioneve shtetërore në vend, ku pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare. Në një reagim të shpërndarë në “Telegram”, ky grup pretendon se ka arritur të depërtojë në infrastrukturën e institucionit, duke deklaruar se disponon të gjitha të dhënat. Ata e lidhin këtë sulm me akuza ndaj Postës Shqiptare për bashkëpunim me organizatën e Muxhahedinët e Popullit të Iranit, e njohur për praninë e saj në kampin Ashraf 3. “Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të...
Burimi:
sot.com.al