I grabitën me dhunë celularin dhe paratë, arrestohet pas 1 viti në arrati 23-vjeçarja

I grabitën me dhunë celularin dhe paratë, arrestohet pas 1 viti në arrati 23-vjeçarja

Policia ka arrestuar 23-vjeçaren Rinesa Raçi, e cila në bashkëpunim me një të ri, grabitën me dhunë celularin dhe një shumë eurosh një shtetaseje. E reja u arrestua në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar me 3.4 burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Ajo akuzohet se në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, në bashkëpunim me Visar Madanin i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Njoftimi: Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë. Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë...