I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

POLICIA E SHTETIT Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Gjirokastrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin me iniciale D. K., banues në Përmet, i cili u ndalua në aksin rrugor “Ura e Leklit–Këlcyrë”. Gjatë kontrollit, rezultoi se ai po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, duke rrezikuar sigurinë rrugore. Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e veprimeve ligjore. Autoritetet rrugore apelojnë për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shmangien e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë.