I burgosuri i akuzuar për masakrën e Bradasheshit arratiset nga spitali i Durrësit

I burgosuri i akuzuar për masakrën e Bradasheshit arratiset nga spitali i Durrësit

Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur Ngjarja mbetet ende zyrtarisht e pakonfirmuar nga autoritetet po sipas informacioneve paraprake, personi i dyshuar si i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar më herët nga SPAK. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me rrethanat e ngjarjes apo masat e marra pas dyshimeve për arratisjen. Ndoci është i akuzuar për masakrën e Bradasheshit.