“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 Kjo ka ndodhur pasi ka bërë një koment në Facebook, një bashkëfshatareje që sipas tij është motra e një punonjësi policie në komisariatin e Fierit. Ai rrëfen momentet e tmerrit ndërsa kërkon drejtësi. Ndërkohë, babai i tij 80- vjeçar, Ylli Meçaj po ashtu i dhunuar rëndë, tregon se si e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja. Ai thekson se kurrë më parë në fshat nuk kanë patur kontradikta me askënd. Ata apelojnë njëzëri për drejtësi.