I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, Ilir Beqaraj ankimon në Gjykatën e Apelit dënimin me 16 vite burg

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, Ilir Beqaraj ankimon në Gjykatën e Apelit dënimin me 16 vite burg

Ilir Beqaraj ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Tiranë, për dënimin e tij me 24 vite burg i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars të vitit të kaluar në Larushk të Fushë-Krujës. Për dënimin e Beqarajt është ndjekur procedura e gjykimit të shkurtuar duke përfituar dënimin me 16 vite burg. Avokatët mbrojtës të Beqarajt kërkojnë pafajësinë e tij si dhe kthimin për gjykim të çështjes duke pretenduar për shkelje të rënda procedurale dhe mungesë të hetimit të plotë. Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se persona të armatosur, pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjes kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri ku si pasojë...