Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku fituesi ankohet për tenderin që ka fituar vet
Në fillim të janarit, Autoriteti Portual i Durrësit shpalli fitues kompaninë Illyrian Consulting Engineers në tenderin për projektimin e detajuar të linjës hekurudhore Porto Romano- Sukth, me fond limit 23.7 milionë lekë. Pasi kaluan të gjitha afatet ligjore të ankimit të tenderit dhe APD po përpilonte kontratën, në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimeve mbërrin një ankesë kundër tenderit në fjalë. Ankuesi ishte as më shumë e as më pak, por Illyrian Consulting Engineers. Pra kompania e shpallur fituese në tender dhe që ishte duke lidhur kontratën me APD ishte ankuar kundër tenderit që kishte fituar vet. Këneta e Korrupsionit Dixhital ka filluar të bëjë humor dhe të hollë madje. Pas sistemit të tatimeve që u nis bizneseve detyrime 10 fish më të larta nga...
Burimi:
sot.com.al