Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë

Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë

Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë. Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin Sebastian ndodhet afër fonisë teksa u ka bërë thirrje prindërve të shkojnë dhe të bashkohen me të. “Sebastiani është te fonia”, përsëriti qytetarja. Ende nuk dihet nëse fëmija është bashkuar me prindërit e tij teksa ky nuk është rasti i parë që fëmijet e mitur humbin mes turmës së madhe të qytetarëve. Raste të tjera janë regjistruar në ditët e mëparshme të protestës.