Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

POLICIA E SHTETIT Memaliaj — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. Xh., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-inxhinier zbatues i projektit të rrugës “Ballaban-Berat”. Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se gjatë zhvillimit të punimeve ka hedhur inerte në tokën në pronësi të shtetasit Q. Rr. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.