Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

Nga Kreshnik Spahiu H.G. Wells shkruante dikur se: “Shikimi fizik nuk garanton kuptimin e botës. Në vendin e të verbërve, i vetmi që sheh është ai që nuk mbështetet te sytë.” Stenaldo është një djalë që ka humbur shikimin, por e kupton botën më mirë se ata me dy sy.Ai lindi në errësirën e vitit 1997, mes plumbash dhe bandash, mes grabitjesh dhe pengmarrjesh, mes kaosit dhe anarkisë.Një muaj më pas i vranë babanë, ashtu siç mbetën jetimë mijëra shqiptarë. Por fatkeqësitë në familjen e tyre sapo kishin filluar. Gjashtë muaj më pas, një infeksion në retinën e syve ia mori shikimin përgjithmonë Stenaldos.Mamaja e tij, Flutura, u largua nga Lushnja dhe në xhunglën e kryeqytetit iu desh të ishte nënë dhe baba për të...