Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve
Banka e Shqipërisë u krenua sot publikisht me një nga treguesit më të cituar të stabilitetit financiar, rënien drastike të kredive me probleme nga rreth 25% në shtator 2014 në 3.8% në dhjetor 2025.Sipas institucionit, ky është një sukses i madh që dëshmon shëndetin e sistemit bankar dhe forcimin e mbikëqyrjes financiare në vend.Në letër, ky vlerësim është i saktë. Sistemi bankar operon sot me likuiditet të lartë, depozita rekord dhe banka që në disa raste shfaqin “përtesë” edhe për të hapur depozita të reja.Nga këndvështrimi strikt financiar, raporti i ulët i kredive me probleme është tregues pozitiv dhe i dëshirueshëm.Por pikërisht këtu nis hipokrizia. Banka e Shqipërisë zgjedh të tregojë vetëm rezultatin final, ndërsa fsheh procesin që e prodhoi atë, nxitur edhe nga politikat dhe...
Burimi:
sot.com.al