Hill zbardh prapaskenat e viteve ’90: Nga “e vërteta” për Nanon te ftohja me Berishën

Hill zbardh prapaskenat e viteve ’90: Nga “e vërteta” për Nanon te ftohja me Berishën

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Christopher Hill, ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se Shtetet e Bashkuara apo diplomatë amerikanë kanë pasur rol në burgosjen e Fatos Nano në vitet ’90, duke e cilësuar këtë si një thashethem “me zero të vërteta”.Në intervistën e dhënë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Hill theksoi se SHBA nuk ndërhyjnë në vendime gjyqësore dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me autoritetet shqiptare për çështje të tilla.Sipas tij, ideja që diplomatët amerikanë ndikojnë në vendime gjyqësore apo burgosje është “plotësisht e pavërtetë”. Duke folur për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Hill u shpreh se ato nisën me pritshmëri të larta, veçanërisht pas vizitës së ish-sekretarit amerikan të Shtetit James Baker në Tiranë.Megjithatë, në mesin e viteve ’90, në Washington u...