Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Hetuesi i BKH diplomohet në FBI, Ambasada Amerikane: Arritjet e tij do forcojnë bashkëpunimin tonë me SPAK
Hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA. Lajmin e ka dhënë Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në postim në rrjetet sociale ka ndarë momente nga diplomimi i Kaloshit në Amerikë dhe e ka përgëzuar. “Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada e SHBA. Ndër të tjera, Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve...