“Hetimi pasuror mund të rëndojë pozitat e Ballukut”, Lala: SPAK mund të kërkojë sërish heqjen e imunitetit dhe…
Gjatë diskutimit në një emision televiziv, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se hetimi ndaj ministres Belinda Balluku mund të avancojë, dhe SPAK ka mundësinë të kërkojë mandatin e saj në kuadër të hetimit të ri për pasurinë dhe mundësitë e dyshimta të pastrimit të parave. Lala theksoi se nëse gjatë hetimit të ri pasuror të SPAK mund të gjenden prova ose skema të dyshimta të pastrimit të parave, institucionet mund të kërkojnë edhe lejen për arrestimin e ministres. “Maksimumi që mund të ndodhë aktualisht është dhënia e autorizimit për kontroll në banesë dhe marrja e aparatit të telefonit, por kjo nuk ka shumë logjikë dhe do të ishte si rasti i Saimir Tahirit. Është një gjë e pavlerë,” tha Lala. Ajo shtoi se kryeministri Edi Rama...
Burimi:
sot.com.al