“Hetimi i rrjedhjes së të dhënave nga e-albania…”/ Eksperti i IT: Ja çfarë pritet të dalë nga sulmet, e AKSH-it

“Hetimi i rrjedhjes së të dhënave nga e-albania…”/ Eksperti i IT: Ja çfarë pritet të dalë nga sulmet, e AKSH-it

Eksperti i IT, Erioni Demiri, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se pas hetimeve të pritshme nga SPAK për rrjedhjen e informacioneve nga e-albania, që kanë ndodhur vitet e fundit në sistemin e AKSHI-t, mund të ketë zhvillime të fuqishme. Sipas tij, që në fillim, centralizimi i të dhënave të institucioneve të qeverisë, në duart e një institucioni si AKSHI ishte gabim. Demiri tha se një nga sulmet më të mëdha ndodhi në verën e vitit 2022, por sipas tij, do të duhet të hetohen . “Ajo që është diskutuar shpesh ka të bëjë me të dhënat që përdoreshin në fushata elektorale, por patjetër nuk mendoj se ka dyshim se këto gjëra janë bërë nga një njeri i vetëm pa dijeninë e pjesës...