Hetimi i NYT, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në punë të rënda

Hetimi i NYT, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në punë të rënda

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork në vitin 2018 përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë e bukur kulturore”. Por realiteti, sipas saj, ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike. “Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe,” tha Kurshumlija. Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është kthyer në shumë raste nga një program shkëmbimi kulturor në një...