Hetimet e SPAK trembin qeverinë, pas skandalit korruptiv të Karçanajt, PS propozon “privatizimin” e tenderave të…
Hetimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duket se kanë tronditur mazhorancën qeverisëse, duke nxitur një nismë të re ligjore për ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të tenderave të AKSHI-t. Pas skandalit korruptiv që përfshin ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenin Ergys Agasi, Partia Socialiste ka propozuar transferimin e prokurimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit tek një shoqëri aksionere me kapital të përzier. Projektligji, i depozituar nga deputeti socialist Erjon Malaj, synon që AKSHI të mos kryejë më tendera dhe të mos lidhë kontrata për mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Sipas draftit, këto kompetenca do t’i kalojnë një shoqërie TIK ku shteti do të zotërojë të paktën 51 për qind të aksioneve. Nisma vjen menjëherë pas hetimeve të bujshme të Prokurorisë së Posaçme, e...
Burimi:
sot.com.al