Hetimet e SPAK për AKSHI-n zbulojnë jahtin luksoz të Ermal Beqirajt me vlerë 950 mijë euro, e kishte fshehur në emër të punonjëses së tij

Hetimet e SPAK për AKSHI-n zbulojnë jahtin luksoz të Ermal Beqirajt me vlerë 950 mijë euro, e kishte fshehur në emër të punonjëses së tij

Hetimet e SPAK të nisura për çështjen e AKSHI-t, kanë zbuluar edhe një jaht luksoz në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ermal Beqiraj. Bëhet fjalë për një jaht të markës Predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon mbi 950 mijë euro. Nga kontrollet e BKH-së, mjeti lundrues mësohet se është gjetur i ankoruar në Durrës. Sipas SPAK, biznesmeni Beqiri e ka vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni Beqiraj. Në dosjen e SPAK, Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur po ashtu në kërkim. “Në vijim, me qëllim...