Hetimet e skandalit me tenderat e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit me vlerë rreth 1 mln euro…

Hetimet e skandalit me tenderat e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit me vlerë rreth 1 mln euro…

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë zgjeruar dhe tashmë kanë hyrë edhe në fazën e verifikimeve pasurore, ndërsa priten masa sigurie ndaj dy funksionarëve të lartë publik. Gjatë këtyre hetimeve, SPAK ka konstatuar ekzistencën e një jahti luksoz të tipit Predator 50 Skyfall, me vlerë tregu mbi 950 mijë euro, i ankoruar në portin e Durrësit, i cili lidhet me biznesmenin e shpallur në kërkim, Ermal Beqiri. Sipas prokurorisë, jahti rezulton i regjistruar në emër të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por dyshohet se blerja e tij është kryer realisht nga Ermal Beqiri. Nga aktet hetimore, Tamizi dyshohet se ka pasur një rol kyç në menaxhimin e rekrutimit dhe trajnimit të stafit...