Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës/ Fermeri: 100 derra të ngordhur

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës/ Fermeri: 100 derra të ngordhur

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh,ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të Kuçovës është përmbytur i gjithi, ndërkohë që është përmbytur edhe një stallë me derra. Fermeri Pëllumb Braushi deklaron se uji erdhi me shpejtësi gjatë natës dhe pavarësiht përpjekjeve nuk arriti të shpëtonte gjënë e gjallë. Ai pohon se rreth 100 kokë derra kanë mbetur të mbytur brenda stallës, ndërkohë që deklaron se edhe gicat e mbetur mund të ngordhin për shkak të qëndrimit për shumë orë nën ujë.