Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin

Hapet për qarkullimin e automjeteve ura e Milotit. Në muajin korrik të vitit të kaluar në këtë vepër, e cila ka një gjatësi prej 781 ml, u konstatuan problematika në këmbët mbajtëse dhe për arsye sigurie u vendos ndalimi i qarkullimit të automjeteve. Menjëherë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës u hartua projekti i ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen e themeleve të kësaj ure. Me përfundimin e punimeve qarkullimi është rihapur. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi ndërhyrjet e realizuara në këtë vepër e cila lehtëson qarkullimin e automjeteve që vijnë kryesisht nga veriu i vendit, duke shfryrë njëkohësisht edhe trafikun që krijohet në aksin rrugor Lezhë-Milot. “Në nëntor filluan punimet për stabilitetin e...