Halli i Ballukut/ Si po e shpërbën Rama mitin e drejtësisë së re

Halli i Ballukut/ Si po e shpërbën Rama mitin e drejtësisë së re

Më shumë se garanti i drejtësisë së re, kohët e fundit kryeministri Rama tingëllon si një njeri në hall, i shqetësuar se mos miqtë e tij të përndjekur nga drejtësia kujtojnë se i ka prerë në besë Kryeministri Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë një mur politik me votat e 11 Majit për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi. Qëllimi është ta shpërbëjë mitin që e ngriti vetë për drejtësinë e re, kur premtonte se socialistët nuk do t’i bëheshin kurrë pengesë gjyqësorit që po na afron me Bashkimin Europian.Sjellja e Ramës muajt e fundit po paralajmëron pikërisht momentin kur të mbërrijë në parlament kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut dhe atëherë 850 mijë votat e socialistëve të 11 Majit, të shndërrohen në mburojë...