Hagë/ Krasniqi: Qëndroj këtu si njeri i kalitur në luftën për dinjitet njerëzor
Në hapje të fjalës së tij para gjykatës në Hagë, Jakup Krasniqi tha se qëndron para saj si një njeri i lindur dhe i kalitur nga lufta për dinjitet njerëzor. Ai e sheh të padrejtë e të panevojshëm burgimin e tij dhe është i gatshëm të japë një rrëfim të vërtetë të luftës për pavarësi. “Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e Prokurorisë, por si njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Pas më shumë se 5 vitesh burgim...
Burimi:
opinion.al