Gurë në drejtim të fadromave/ Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet, policia në vendngjarje
Banorët e Rrjollit vijojnë sot me protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Burrat e zonës kanë dalë për t’i bllokuar rrugën makinerive dhe punimet kompanisë ‘Gener 2’ së bashku me gratë, fëmijët e të moshuarit. Banorët kanë qëlluar me gurë drejt fadromave të kompanisë së Bashkim Uajt, duke i kërkuar punonjësve të zbrisnin dhe të mos tentojnë të nisin punën. Në zonë janë prezente dhe forca të shumta të policisë, duke u përpjekur për të shuar tensionet. Banorët e Rrjollit në Velipojë pretendojnë pronësinë e tokës, pronë e trashëguar që nga hera nga paraardhësit. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës...
Burimi:
sot.com.al