Gripi “mbingarkon” Pediatrinë në Elbasan, mbi 110 fëmijë çdo ditë në urgjencë, rriten ndjeshëm shtrimet
Një valë e fortë gripi po prek masivisht fëmijët në Elbasan, duke e çuar shërbimin e Pediatrisë në kufijtë e kapacitetit. Mbi 110 të mitur paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa numri i shtrimeve është ndër më të lartët e viteve të fundit, duke ezauruar plotësisht kapacitetet e institucionit shëndetësor. Mjekët raportojnë se fluksi i lartë ka nisur që prej festave të fundvitit dhe vijon me intensitet të pandërprerë. Sipas shefes së Pediatrisë, Irena Palloshi, pacientët e vegjël paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë, të cilën e cilësojnë “rebele”, si dhe me probleme në rrugët respiratore. Në mjaft raste, këto simptoma shoqërohen me komplikacione virale që kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim spitalor. “Virozat e stinës kanë prekur në mënyrë...
Burimi:
ntv.al