Grenlanda, Somalilandi, Venezuela dhe bota si kafshë sipas propagandës serbe

Grenlanda, Somalilandi, Venezuela dhe bota si kafshë sipas propagandës serbe

Venezuela, Grenlanda dhe Somalilandi janë tri krahasimet e para që i ka bërë Serbia kundër Kosovës për këtë vit. Çdo ngjarje që ndodh në botë sipas propagandës serbe lidhet me serbët dhe Kosovën. Duhet të kujtojmë faktin se Serbia i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në OKB, përgjigje mbi të drejtën e shpalljes së pavarësisë nga Kosova. GJND i dha një përgjigje, por si gjithmonë për shtetin dhe regjimet serbe, e vërteta është vetëm ajo çka i konvenon atyre. Nga aspekti psikologjik njerëzit që refuzojnë faktet edhe kur ato janë të dukshme dhe kanë shkëputje serioze nga realiteti, quhen: mohues, deluzionist, në disonancë kognitive dhe psikotikë. Nga aspekti sociologjik dhe politikë këta njerëz që e dinë realitetin dhe e mohojnë e rishkruajnë faktet sipas interesit...