Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex shpk” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve të ndërmarrjes, pasi prej tre muajsh nuk kishin marrë pagat. Mes emocionesh dhe shqetësimi për jetesën, ato kërkojnë pagesën e punës së kryer dhe një garanci për të ardhmen. Fasoneria, e cila operon në qytet që prej vitit 2004 nën administrimin e një pronari grek, ka qenë për më shumë se dy dekada një nga burimet kryesore të të ardhurave për dhjetëra familje në një zonë me mundësi të kufizuara punësimi. Shumë prej grave kanë 15 apo edhe 20–25 vite pune në këtë ndërmarrje. Punonjëset thonë se nuk janë paguar që nga muaji tetor, ndërsa në dhjetor kanë marrë vetëm pagat e gushtit dhe shtatorit, me premtimin se pjesa tjetër...