Goditja e ishullit Kharg, lëvizja e Trump që mund të “çmendi” çmimin e naftës në tregjet botërore
Komanda Qendrore e SHBA-së ka kryer një nga fushatat më të fuqishme të bombardimeve në historinë e Lindjes së Mesme dhe ka shkatërruar plotësisht të gjitha objektet ushtarake në ishullin iranian Kharg në Gjirin Persik, njoftoi presidenti i SHBA-së Donald Trump . “Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të sofistikuara në botë, por për shkak të dinjitetit kam vendosur të mos e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër përpiqet të ndërhyjë në kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, shkroi Trump në platformën sociale Truth Social. Udhëheqësi amerikan publikoi gjithashtu një video një minutëshe të sulmit ndaj Kharg, dhe Neë York Times, duke cituar zyrtarë...
Burimi:
sot.com.al