Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë vijon dhe në seancën e sotme do të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave, të mbrojtjes dhe do të flasin edhe vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Katërshja e UÇK-së do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime nga 20 minuta secili. Sipas mediave të Kosovës, në seancën përmbyllëse pritet që të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca. Në seancën e fundit, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, nisën pyetjet e gjykatës dhe më pas të prokurorisë. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të...