Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 11.03.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkuese shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania”, me objekt shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line ‘TikTok'”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 05.02.2026 kërkesën e subjektit të interesuar, Këshillit të Ministrave, për pushimin e gjykimit të çështjes, vendosi rrëzimin e saj me argumentin se çështja paraqet interes publik dhe se pavarësisht shfuqizimit të mëvonshëm të VKM-së objekt...