Gjykata e Apelit përjashton Pacollin, Aeroporti i Vlorës mbetet në administrim të Valon Ademit, detajet nga vendimi
Aventura financiare me kredinë e marrë nga Delphos duket se i ka kushtuar shtrenjtë biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli. Gjykata e Apelit të Tiranës i ka dhënë një goditje të fortë Pacollit, teksa e ka përjashtuar nga administrimi i Aeroportit deri në gjykimin në themel të konfliktit mes tij dhe Valon Ademit. Me vendimin e marrë ditën e djeshme, Apeli ka konfirmuar masën e Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte përjashtuar kompaninë Mabco nga e drejta e votës dhe administrimit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport duke e lënë administrimin e aeroportit në dorën e Valon Ademit. Konflikti mes dy aksionarëve të Aeroportit të Vlorës shpërtheu publikisht, verën e vitit të kaluar dhe në themel të tij ishte përplasja për aksionet e aeroportit. Por më...
Burimi:
sot.com.al