“Gjuha e trupit tregonte një lloj sikleti”/ Fjala e fundit në Hagë, Muça: Prokuroria është zënë ‘gafil’, avokatët…

“Gjuha e trupit tregonte një lloj sikleti”/ Fjala e fundit në Hagë, Muça: Prokuroria është zënë ‘gafil’, avokatët…

Gazetari Flogert Muca deklaroi se gjatë seancës prokurorët u shfaqën në tension të vazhdueshëm dhe nuk shfrytëzuan 45 minutat në dispozicion, ndërsa avokatët paraqitën kundërargumente të forta që, sipas tij, rrëzonin pretendimet e prokurorisë. Ai theksoi se procesi pritet të jetë i gjatë juridikisht, por e cilësoi atë si dukshëm politik, duke përmendur edhe kërkesën e prokurorëve për 45 vite dënim. Muca shtoi se, nëse dënohen komandantët, Serbia mund të ndërmarrë veprime për të tërhequr njohjen e Kosovës. “Prokurorët ishin gjithë kohës në tension të vazhdueshëm dhe gjuha e tyre e trupit tregonte një lloj sikleti. Avokatët ishin me një vetëbesim shumë të lartë, me kundërargumente që rrëzonin ato të prokurorisë. Energjia pozitive e tyre na bëri të ndihemi mirë aty dhe pjesë e skuadrës...