Gjoka: SHBA ‘i mbyll derën’ vizave për Shqipërinë, ministria e propagandës na tregon tjetër…

Gjoka: SHBA ‘i mbyll derën’ vizave për Shqipërinë, ministria e propagandës na tregon tjetër…

Gazetarja Blerina Gjoka ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë aplikimin për viza për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë zhvillim si një goditje që ekspozon hendekun mes propagandës zyrtare dhe realitetit. Gjoka ironizon me një postim në FB narrativën qeveritare, duke shkruar se, sapo doli lajmi për vendimin e SHBA-së, “ministria e Propagandës na tregon tjetër realitet”, duke iu referuar njoftimeve mbi përmirësimin e renditjes së pasaportës shqiptare në indekset ndërkombëtare. Ajo e krahason situatën me një logjikë që, sipas saj i përket komunizmit: “në vendet kapitaliste vdesin njerëzit për bukë, kurse shqiptarët duhet të ishin të lumtur se kishin tollonat e partisë”, duke nënvizuar kontrastin mes statistikave formale dhe problemeve reale që prekin qytetarët.   Postimi...