GJKKO refuzon Fran Marashin, i dënuari për masakrën e Urës Vajgurore mbetet në regjimin “41 Bis”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, për kundërshtimin e vendosjes së tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Marashi kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024. Ai u dënua nga GJKKO me burgim të përjetshëm, si i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë. Marashi iu drejtua gjykatës më 30 janar 2026, duke kundërshtuar urdhrin nr. 620, datë 13.12.2024, të Ministrisë të Drejtësisë, i cili parashikon vendosjen e tij në regjim të posaçëm për ushtrimin e të drejtave në burgun e sigurisë...
Burimi:
sot.com.al