Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen ‘Bankers’
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7...