GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit për Veliajn, Ndreca i drejtohet KLGJ-së: Anuloni udhëzimin tuaj
Gjykata e Posaçme nuk e lejoi transmetimin live të gjyqit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Edhe në këtë seancë, ku vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit. Kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë, dhe seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet. Ky vendim u kundërshtua nga avokati Plarent Ndreca, i cili në përfundim të seancës bëri me dije se i ka kërkuar Këshillit të Lartë gjyqësor që të shfuqizojë nenin 14 të një udhëzimi të 2023-shit të vetë KLGJ-së, që përdoret nga gjykatat për të mos lejuar transmetimin live të seancave.
Burimi:
sot.com.al