GJKKO mbyll shqyrtimin për “Sterilizimin”, SPAK kërkon 10 vite burg për ish zv/ministrin Rrjepaj, vendimi më 4 mars

GJKKO mbyll shqyrtimin për “Sterilizimin”, SPAK kërkon 10 vite burg për ish zv/ministrin Rrjepaj, vendimi më 4 mars

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbylllur dje shqyrtimin gjyqësor të dosjes së njohur si “Sterilizimi”, çështje që lidhet me koncesionin e shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike. Vendimi përfundimtar i trupit gjykues për 7 të akuzuarit pritet të shpallet më 4 mars 2026, në orën 15:30. Vlen të theksohet se në qershor të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi; dënimin me nga 10 vite burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 6 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu SPAK, kërkoi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarë: Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu...