Gjirokastriti punëson një shtetase të huaj, por nuk i paguan detyrimet tatimore, vihet nën hetim

Gjirokastriti punëson një shtetase të huaj, por nuk i paguan detyrimet tatimore, vihet nën hetim

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit G. Ç., banues në Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se për 7 muajt e fundit nuk ka paguar detyrimet tatimore për një shtetase të huaj, të cilën e kishte punësuar. Veprimet e tij përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi në fushën tatimore dhe të marrëdhënieve të punës. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore. Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet në fushën ekonomiko-financiare vijojnë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo rasti të shmangies së detyrimeve tatimore.