Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Gjirokastra në stabilizimit/ Avdalli: S’kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë, po punojmë për vlerësimin e dëmeve
Reshjet intensive të shiut kanë krijuar problematika në disa zona të qarkut Gjirokastër, duke sjellë përmbytje, dëme materiale dhe evakuim familjesh. Drejtori i Emergjencave Civile, Edmond Avdalli, bëri të ditur për një emision televiziv se situata më problematike paraqitet në disa fshatra të njësive administrative Zagori dhe Frashër, ndërsa akset rrugore janë të gjitha të kalueshme. Sipas tij, strukturat vendore dhe emergjencat civile janë në terren për pastrimin e inerteve, ndërhyrjen në digat e përrenjve dhe vlerësimin e dëmeve, në një situatë që ai e cilësoi të paparashikuar dhe ndër më të vështirat e përjetuara ndonjëherë në këtë qytet. “Problematike mbeten disa fshatra në qendrat administrative, Zagori dhe Frashër. Të gjitha akset i kemi të lira. Për momentin nga të gjitha njësitë vendore, po punohet...