Gjirokastra dhe Durrësi në alarm nga përmbytjet, qindra shtëpi të shkatërruara (VIDEO)

Gjirokastra dhe Durrësi në alarm nga përmbytjet, qindra shtëpi të shkatërruara (VIDEO)

Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku ka ndarë detaje nga situata aktuale atje, pas vërshimeve që kapluan vendin fqinj të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, Marku thotë se reshjet e shiut nuk janë ndalur as sot, derisa sipas tij, në disa qytete të Shqipërisë gjendja paraqitet më e rënduar, transmeton Klankosova. Ndër të tjera ai bëri të ditur se Durrësi, Vlora, Lezha e Gjirokastra kanë pasur më së shumti familje të evakuuara. Pos këtyre detajeve, Marku tha se edhe toka bujqësore e shumë shtëpi e objekte janë përmbytur.