Gjirokastër/ Tentoi të transportonte 350 kilogramë kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari

Gjirokastër/ Tentoi të transportonte 350 kilogramë kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari

Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim, Niko Selën, pronari i kamionit ku u gjetën 350 kanabis. Sipas njoftimit të bluve Sela në bashkëpunim me shoferin e kamionit, Emanuel Qamo (të arrestuar më 27 shkurt) kishin si synim ta dërgonin lëndën narkotike drejt Greqisë. Lënda narkotike e ndarë në 166 pako me nga 2.1 kilogramë kanabis, u zbulua nga punonjësit e Doganës së Kakavijës gjatë kontrollit të mjetit. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua...