Gjirokastër, të riut i gjendet kanabis dhe fishekë për armë gjahu

Gjirokastër, të riut i gjendet kanabis dhe fishekë për armë gjahu

POLICIA E SHTETIT Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Berat. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur edhe një sasi fishekësh për armë gjahu. Lënda narkotike dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.