Gjirokastër, përmbytjet dhe erozioni dëmtojnë tokat bujqësore

Gjirokastër, përmbytjet dhe erozioni dëmtojnë tokat bujqësore

Reshjet intensive të dimrit dhe erozioni po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas specialistëve të bujqësisë si shkak i reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve janë dëmtuar rreth 100 ha sipërfaqe bujqësore duke përfshirë edhe tokat e mbjella me kulturat e stinës. “Periudha e gjatë me reshje intensive ka shkaktuar mjaft problematika në bujqësi, përgjithësisht dëmi më i madh, ai që mbetet  është dëmtimi i tokës bujqësore  në disa zona nga lumenjtë  Drino, Lumi i Kardhiqit,  por edhe përrenj të tillë siç është  përroi i Nimicës  apo në disa zona të tjera periferike si në Zhulat, Derviçan pra  janë evidentuar dëme të konsiderueshme, gjithashtu dëmtime ka pasur edhe në kulturat bujqësore  të mbjella,...