Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Granicë” në Gjirokastër. Sipas informacionit zyrtar, automjetet që drejtoheshin nga shtetasit A. Q., 27 vjeç dhe K. V., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net