Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas një rasti të dyshuar si rrëzim aksidental në rrugë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi E. T., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht pasi nuk është ndier mirë. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net